Kurti për çështjen e presidentit: Fillimisht bisedoj me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.12.2025, 08:31

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ajo është rrugës për t’u bërë më e madhja ndonjëherë në historinë e Kosovës.

Ai ka folur edhe për çështjen e Presidentit.

Pjesë nga fjalimi i tij:

Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Dhe mëpastaj menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë. Jam i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Planin e Rritjes, marrëveshjet me Bankën Botërore.

Bllokadat janë të pamundshme tanimë.

Tepër herët të flasim, sonte do të festojmë. Gëzuar vitin e ri 2026.

Por, natyrisht që nuk do të vonohemi për këtë çështje. Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për presidentin e ardhshëm. Por, së pari do të bisedoj me presidenten aktuale, që të shohim hapat e ardhshëm. Por, dihet që edhe për zgjedhjen e presidentit, na duhen 80 veta në sallë, dhe për këtë na duhet të bisedojmë. Por, ky s’është as hapi i dytë, por i tretë. Por, njëherë certifikimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit