Personat me aftësi të kufizuara ende pa bonusin e fundvitit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.12.2025, 16:48

Në fund të nëntorit të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe kategoritë e tjera përfituese, me rastin e festave të fundvitit 2025. Ndër këto kategori përfshiheshin edhe personat me aftësi të kufizuara, të cilëve u ishte premtuar një shpërblim simbolik për festat.

Megjithatë, ndërsa viti po i afrohet fundit dhe kanë mbetur edhe 8 ditë deri në ndërrimin e viteve, bonusi i fundvitit për personat me aftësi të kufizuara ende nuk është shpërndarë. Qytetarë të shumtë i janë drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar këtë situatë, duke theksuar se institucionet përgjegjëse nuk po japin asnjë zgjidhje.

Një prind, babai i një djali 34-vjeçar me aftësi të kufizuara, tregon se djali i tij u paraqit për të tërhequr bonusin e premtuar nga qeveria, por iu tha se shpërndarja do të bëhej në muajin janar. “Njerëzit janë në vështirësi ekonomike. Këta po tallen me të varfrit. Me një pagesë prej 87 mijë lekësh të vjetra, kjo kategori duhet të përballojë festat e Vitit të Ri,” shprehet ai.

Po ashtu, disa gra nga Vora bëjnë me dije se nuk e kanë marrë bonusin e invaliditetit. Ato tregojnë se, pasi janë interesuar pranë bashkisë, u është thënë se nuk ka fonde të mjaftueshme. Sipas tyre, edhe vitin e kaluar bonusi nuk është shpërndarë.

Këto raste kërkojnë një reagim serioz nga institucionet kompetente, të cilat duhet të marrin masa të menjëhershme për shpërndarjen e bonusit për personat me aftësi të kufizuara, përpara përfundimit të vitit.

Denoncimi i parë:

"Përshëndetje JOQ të lutem publikoje pak këtë! Problemi është bonusi që ju takon kategorisë së invalidëve, kam djalin 34-vjeç dhe sot shkoji të tërhiqte lekët pranë postës që ndodhet tek Stacioni i Trenit dhe i thanë që bonusi do jepet në muajin Janar. Ndërkohë që edhe bonusin e pranverës nuk jua dhanë kësaji kategorie. Nuk e kuptoji çfarë bëhet kështu, kryeministri dhe Ministri i Financave çierren duke u mburrur se po i japin bonus kësaj kategorie që ka shumë nevojë për këtë bonus dhe në anën tjetër punonjëset e postës thonë që bonusin do ta merrni në Janar. A nuk kanë nevojë dhe këta njerëz të festojnë e gëzojnë festat e fund vitit si e gjithë bota? Përse nuk ndahet bonusi por e lenë për në muajin Janar? Kush mban përgjegjësi për mos ndarjen e këtij bonusi? Sigurimet shoqërore, Bashkia apo ku ta di unë! Ju lutem publikojeni se ndoshta duke u bërë publike nga ju na ndihmoni ti marrim. Turp turp! Njerëzit janë hallexhinj, këta tallen me fukarain me një pagë prej 87 mijë lekë të vjetra do bëjnë vitin e ri kjo kategori. Ju lutem anonim. Faleminderit dhe respekte pa fund për ju, ju ndjek gjithmonë sepse jeni ju që ngrini zërin për ne dhe vetëm tek ju gjejmë zgjidhje. Respekte!"

Denoncimi i dytë:

“Përshëndetje, a mundeni ta bëni një postim në lidhje me bashkinë e Vorës, sepse për shpërblimet që kanë premtuar nga ana e kryeministrit që do të marrin dhe invalidët nuk janë shpërndarë. Ku i çon bashkia e Vorës? Përse bashkia e Vorës i ka ndarë invalidët që i trajton bashkia nuk marrin shpërblime, thonë s’ka fonde. Invalidët edhe në 2024 nuk kemi marrë shpërblim, edhe për 2025 as që bëhet fjalë të marrin invalidët që trajtohen nga bashkia. Ku i çon shpërblimet ai kryetari i bashkisë Vorës, se jemi zonja që nuk marrim shpërblim. Le të hapë sytë zoti Rama cilin kryetar ka vënë në krye të Vorës, çfarë hajduti është Blerim Shera."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit