Pas publikimit në JOQ Ajseli fillon trajtimin, ta ndihmojmë të mbledhim shumën e operacionit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.12.2025, 14:10

Pak kohë më parë, pranë redaksisë së JOQ Albania mbërriti një apel që preku thellë çdo zemër. Ishte thirrja për ndihmë për Ajselin, një vogëlushe vetëm 4 vjeçe, e cila po lufton çdo ditë për jetën e saj.

Prej dy vitesh, Ajseli përballet me talaseminë majore, një sëmundje e rëndë që ia ka rrëmbyer fëmijërinë. Në vend të lojërave dhe buzëqeshjeve, ajo kalon ditët mes dhimbjeve, transfuzioneve të gjakut çdo muaj dhe mureve të ftohta të spitaleve.

Mjekët kanë qenë të qartë: shpresa e vetme për shpëtimin e saj është transplantimi i palcës së kockës, një ndërhyrje jetike që fatkeqësisht nuk realizohet në Shqipëri.

Babai i Ajselit doli publikisht me zemrën në dorë dhe kërkoi ndihmë. Dhe shqiptarët nuk munguan. Historia e vogëlushes preku çdo njeri që brenda vetes ka pak humanitet. Nga kudo në botë, shqiptarët treguan zemërgjerësinë e tyre dhe kontribuuan sipas mundësive, për t’i dhënë Ajselit një shans për jetën.

Sot, Ajseli ndodhet e shtruar në spital në Turqi, ku ka nisur fazën e parë të trajtimit. Mjekët janë optimistë dhe shpresëplotë për ndërhyrjen që do t’i ndryshojë jetën.

Tani ka mbetur vetëm një hap: mbledhja e shumës së nevojshme për operacionin. Le ta ndihmojmë Ajselin edhe një herë, që ajo të ketë mundësinë të jetojë, të luajë dhe të buzëqeshë si çdo fëmijë tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit