Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, shtyhet gjyqi për Altin Hajrin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.12.2025, 13:40

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 15 janar seancën gjyqësore ndaj Altin Hajrit, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues, ndërsa Hajri vijon të gjykohet në mungesë, pasi prej rreth pesë vitesh është në kërkim si i dyshuar kryesor dhe organizator i krimit të ndodhur në janar 2020.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke dënuar me burgim të përjetshëm Festim Bexhdilin, ish-kopshtarin e kompleksit në Shijak ku u dërgua pas rrëmbimit Jan Prenga. Sipas SPAK, Bexhdili ka qenë i pranishëm në kompleksin “Golden” dhe ka ndihmuar rrëmbyesit në zhvendosjen e trupit të viktimës nga një automjet në tjetrin.

Sipas hetimeve, Jan Prenga u rrëmbye dhe u zhduk si akt hakmarrjeje për grabitjen e një sasie prej mbi 100 kilogramë kokainë në Angli nga vëllai i tij. Ngarkesa dyshohet se i përkiste grupit kriminal të drejtuar nga Dritan Rexhepi, i cili ndodhet aktualisht në burg, por ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit