e-Albania fut në kolaps institucionet: Të porsalindurit s’regjistrohen, nënat s’marrin sigurimet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.12.2025, 13:12

Qytetarë të tjerë i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problemet dhe vonesat në përfitimin e shërbimeve publike, duke përfshirë maternitetin, sigurimet shoqërore dhe gjendjen civile, për shkak të problemeve me sistemin e e-Albania.

Një nënë ka denoncuar se prej disa ditësh nuk ka mundur të marrë bonusin dhe shportën për foshnjën e saj në maternitetin “Nëna Geraldinë”. Ajo tregon se punonjësit shpesh nuk janë në vend pune dhe sistemi nuk funksionon, duke e detyruar të presë jashtë ose të largohet pa marrë fare shërbimin, ndërkohë që regjistrimi i foshnjës së saj nuk është kryer ende.

Një tjetër nënë, e cila ka lindur në nëntor, ka raportuar se Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk ka përditësuar ende sigurimet e paralindjes, duke mos dhënë asnjë shpjegim për vonesën dhe duke e detyruar të presë pa një afat të qartë, pavarësisht se të gjitha dokumentet janë në rregull.

Një denoncim i tretë vë në dukje se gjendja civile nuk po punon normalisht prej një javë në të gjithë vendin pasi vetë sistemi i e-Albania po funksionon në mënyrë të paqëndrueshme.

Këto raste ngrenë shqetësime për funksionimin e sistemeve elektronike dhe organizimin e institucioneve, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të garantuar shërbime më të qasshme dhe të rregullta për qytetarët.

Edhe pse AKSHI ka shpenzuar miliona lekë tendera për mirëmbajtjen e sistemeve elektronike të institucioneve shtetërore, kaosi i ditëve të fundit dhe skandali i zbulimit të grupit kriminal brenda këtij institucioni, tregojnë qartë ku kanë shkuar taksat e shqiptarëve.

Denoncimi 1:

Pershendetje JOQ Doja të ngrija një shqetësim. Kam lindur që në dt. 18.12.25 edhe dita e tretë sot që vij të marrë bonusin e bebes dhe shportën në maternitetin nëna Geraldinë dhe na lënë të presim te kjo dtitarja ktu jashtë. Dhe të gjitha ditët thonë nuk ka sistem. Punojëset vet janë në kafe. Puna qëndron që unë jam me neonatin me leje po babai bebes nuk është me leje lindje që t shkoj cdo ditë te lëri punen dhe zonjat në kafe. Dita e pestë sot që skanë sistem për korrektesë.

Faleminderit. Po ju dergoj kte certifikaten e asistences ne lindje. Eshte dhe nr im ID. Dhe data qe kam lindur. Sepse as regjistrimi bebes nuk eshte bere akoma. Anonim te dhenat e certifikates, per juve,jo audiencen . Mbi 20 veta kane qene sot e kane ikur. Edhe im shoq iku priti sa priti iku se nuk e hapin me sot ato. Njejte dhe premten dhe dje dhe sot. Ska sistem Faleminderit

Denoncimi 2:

Pershendetje joq Jam nje nene qe kam lindur ne nentor dhe akoma nuk jan hedhur sigurimet e paralindjes. Instituti i sigurimeve shoqerore nuk japin asnje shpjegim vetem thon prisni . A e mendojn kta se te tjeret kane probleme dhe as punen e tyre nuk arrijn te bejn ku te gjitha dokumentet jane ne rregull .

Denoncimi 3:

Pershendetje Ka nje jave qe nuk punon gjendja civile ne te gjithe Shqiperine , edhe ealbania punon kur i do qejfi nuk e kuptoj cpo behet sepse na duhen dokumentat dhe shkon tek sportelet thone vetem nuk punon sistemi ka nje jave .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit