I riu i bllokon vajzës portën me makinë dhe e shan me “libër shtëpie”: Më do k***

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.12.2025, 12:43

Një sherr banal dhe aspak i këndshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, mes një vajze dhe një djali, dyshohet se komshinj, pasi ky i fundit kishte parkuar makinën para portës së vajzës.

Vajza pasi del nga shtëpia, e ngarkuar me çanta dhe qese, i kërkon djalit të lëvizë makinës pasi i ka bllokuar portën dhe s’mund të kalojë.

Por ky i fundit, shumë i axhituar, nis ta shajë me fjalë të rënda dhe e akuzon se i ka gërvishtur makinën qëllimisht. Dy persona që ndodhen aty përpiqen ta qetësojnë të riun, por ai vazhdon ta ofendojë vajzën dhe i kërkon t’i sjellë meshkujt e familjes, për t’u sqaruar me to.

Vajza largohet nga rruga duke i kërkuar që të lëvizë makinën, ndërsa djali vijon të flasë dhe bërtasë me vete pa e kuptuar se porta e tjetrit nuk mund të bllokohet për asnjë lloj arsye.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit