Shoferët e autobusëve në Vlorë tentojnë të futen me forcë në Këshillin Bashkiak

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.12.2025, 12:40

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës është shoqëruar me tensione, për shkak të protestës së shoferëve të autobusëve të linjave urbane. Ata kanë kërkuar të marrin pjesë në mbledhje, por nuk janë lejuar nga policia, e cila ndodhej në hyrje të sallës, çka ka sjellë përplasje verbale dhe thirrje proteste nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Shoferët kundërshtojnë ndryshimin e terminalit të autobusëve, duke theksuar se përveç konkurrencës nga furgonat e palicencuar, zhvendosja e stacionit në afërsi të institucionit të paraburgimit do të sjellë rënie të numrit të udhëtarëve për shkak të largësisë nga qendra e qytetit.

Kryetari i shoqatës së transportit urban, Shpëtik Vrioni, deklaroi se protesta zhvillohet pasi Këshilli Bashkiak pritet të marrë vendimin për ndryshimin e terminalit. Sipas tij, zhvendosja drejt hyrjes së qytetit do të dëmtojë rreth 50 familje, pasi bizneset e transportit do të humbasin klientët, ndaj kërkohet që vendimi të mos aprovohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit