Ernest Muçi është i pandalshëm, shënon golin e shtatë në 5 ndeshje me Trabzonsporin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.12.2025, 11:32

U zhvillua dje java e 17-të e Superligës turke, ku vëmendja e tifozëve shqiptarë ishte e përqendruar sërish te Ernest Muçi, lojtari që po kthehet në një nga emrat më të spikatur të kampionatit.

Muçi vazhdon të jetë vendimtar për Trabzonsporin, duke shënuar gola të bukur dhe të rëndësishëm, edhe pse skuadra e tij u mposht me rezultatin 4-3 nga Gençlerbirliği. Para se të gjente rrugën e rrjetës, futbollisti i Kombëtares shqiptare asistoi për Auguston në minutën e 50-të, duke barazuar përkohësisht shifrat në 2-2. Megjithatë, Gençlerbirliği reagoi fort dhe realizoi edhe dy gola të tjerë, duke e çuar rezultatin në 4-2.

Në minutën e 67-të, Muçi tregoi saktësi nga pika e bardhë, duke shndërruar në gol penalltinë e fituar dhe duke ngushtuar diferencën në 4-3, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Me golin e realizuar dje, Ernest Muçi shkon në kuotën e 7 golave dhe 1 asistit në 5 ndeshjet e fundit, duke u konfirmuar si lojtari më në formë i Trabzonsporit në këtë moment.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit