Një shqetësim serioz po prek banorët e lagjes Brahimas në fshatin Shemriz, në qytetin e Gramshit. Prej 3 ditësh, rreth 20 banesa kanë mbetur pa ujë të pijshëm, duke e bërë të vështirë përditshmërinë e familjeve, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.
Sipas banorëve, pavarësisht ankesave të vazhdueshme pranë Ujësjellësit të Gramshit, nuk është ofruar asnjë zgjidhje konkrete. Institucioni u ka premtuar vazhdimisht se problemi do të zgjidhet “sot” ose “nesër”, por deri më tani furnizimi me ujë nuk është rikthyer.
Banorët shprehen se kjo situatë është e papranueshme dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për të garantuar një shërbim jetik siç është uji i pijshëm. Ata shpresojnë që, përmes publikimit të këtij lajmi, institucionet përkatëse të reagojnë sa më shpejt dhe t’i japin zgjidhje këtij problemi që po zgjat prej disa ditësh.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ . Ne banoret e lagjes Brahimas te fashati Shemriz ne qytetin e Gramshit qe perbhemi nga 20 banesa kemi nje shqetsim kemi 3 dit pa uji te pishem ! Ujsjellsi i Gramshit nuk po na jep as nje rrug zgjidhje kan 3 dit thon prit sot e prit neser dhe ne vazhdojm te jemi pa uji . Ju lutemi si banor po patet mundesi ta publikoni kte si lajm se me ndimen tuaj te na japin nje rrugjithje .