Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ish-ministrja e Mbrojtjes dyshohet se është thirrur nga prokurorët për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për çështjen e tjetërsimit të pronave të ushtrisë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK lidhur me detajet e paraqitjes së saj.