Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun! Apeli ashpërson masat për 5 zyrtarë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.12.2025, 09:51

Gjykata e Apelit ka vendosur ashpërsimin e masave të sigurisë për disa persona të përfshirë në çështjen e ndërtimeve pa leje dhe legalizimeve të dyshimta në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin. Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Gentian Malotaj, si dhe ish-drejtuesit e legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Artur Shabaku, do të qëndrojnë në arrest në burg, nën akuzën për “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, inxhinierët Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, të cilëve më parë u ishte caktuar detyrim paraqitjeje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, tani do të qëndrojnë në arrest shtëpie për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”. Për ish-drejtuesit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Flori Gjini dhe Kol Malaj, masat e mëparshme mbeten të njëjta, ndërsa Pjetër Tuçi, akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”, do të qëndrojë gjithashtu në arrest shtëpie.

Ashpërsimi i masave u bë pas kërkesës së prokurores Iva Harka, e cila ankimoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lezhës. Hetimet e Prokurorisë së Lezhës (procedimi penal nr. 135/2025) dyshojnë se personat e përfshirë kanë kryer ndërtime pa leje dhe më pas i kanë legalizuar në mënyrë të paligjshme, duke shkelur ligjin dhe procedurat administrative.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit