S’mbahet shqiptari: Sulmon policët në shkelma, godet me kokë makinën dhe plagoset

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.12.2025, 09:29

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e Fermos, në Itali, ku protagonist ishte një 42-vjeçar shqiptar, i cili sipas autoriteteve ndodhej në një gjendje psiko-fizike jo normale dhe shfaqte sjellje agresive.

Burri, i njohur më parë nga forcat e rendit si person problematik, u lokalizua nga karabinierët e Porto San Giorgio pas një njoftimi për një individ shqetësues në një bar në Campofilone. Gjatë ndërhyrjes, ai rezultoi në gjendje të rënduar mendore dhe plotësisht i pakontrollueshëm.

Sipas mediave italiane, 42-vjeçari reagoi me dhunë ndaj efektivëve, duke i goditur me shqelma dhe grushte, ndërsa karabinierët arritën ta neutralizonin vetëm pas përpjekjesh të shumta. Edhe pas ndalimit, ai vazhdoi aktet e dhunshme, duke dëmtuar automjetin e shërbimit me shqelma dhe goditje me kokë, çka solli thyerjen e xhamit dhe dëmtimin e derës së pasme të djathtë.

Gjatë operacionit, burri pësoi një dëmtim në kokë dhe mori ndihmën e parë nga personeli i urgjencës 118, për t’u transportuar më pas në spitalin e Fermos. Edhe disa nga efektivët u detyruan të marrin ndihmë mjekësore për lëndime të ndryshme, me një prognozë shërimi nga 7 deri në 10 ditë.

Pas konfirmimit të arrestimit, 42-vjeçari u la në masën e detyrimit për t’u paraqitur rregullisht pranë policisë gjyqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit