Kulla pa fund, por 57% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.12.2025, 08:54

57.1% e popullsisë në Shqipëri jeton në banesa të mbipopulluara, një nivel shumë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 16.9% në vitin 2024. Niveli më i lartë në Europë u regjistrua në Mal të Zi, ku 61.6% e popullsisë jeton në kushte mbipopullimi.

Ndërkohë, Shqipëria mban rekordin në Europë për shpenzimet në ndërtim në raport me ekonominë. Në vitin 2023, këto shpenzime arritën në 19.1% të PBB-së, nga 18.8% një vit më parë, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është rreth 11%.

Pavarësisht rritjes së ndërtimeve, çmimet e banesave janë rritur ndjeshëm. Një apartament 70 metra katror kushton 14.8 milionë lekë, nga 7.8 milionë lekë një dekadë më parë, duke kërkuar 18.6 paga vjetore reale bruto për blerje, rreth 6 vite më shumë krahasuar me një dekadë më parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit