Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një gurore në Borsh. Gjatë punimeve, një gur i madh është shkëputur dhe ka rënë mbi një skrep, duke zënë brenda drejtuesin e mjetit.
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Adnan Hysi, 43 vjeç. Ai është nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës.
Sipas mjekëve, 43-vjeçari ka pësuar politrauma të rënda, kryesisht në gjymtyrët e poshtme, deri dhe në humbje të një gjymtyre. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pas ndihmës së parë në Sarandë, i plagosuri është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.