LAJM I MIRË: I moshuari nga Kosova, i cili u gjet mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, do të bashkohet së shpejti me familjen e tij.
Pas publikimit të lajmit, familjarët janë kontaktuar dhe janë nisur menjëherë drejt Durrësit për ta marrë.
Gjejmë rastin të falënderojmë qytetarin që u kujdes për të moshuarin, si dhe të gjithë ju që kontribuat me shpërndarjen e shpejtë të informacionit. Falë këtij solidariteti, u bë i mundur identifikimi i tij në një kohë mjaft të shkurtër.
Ju falënderojmë për ndihmën dhe humanizmin e treguar! 🙏