Javë pozitive për legjionarët, Broja shënon, kuqezinjtë vendimtarë me klubet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.12.2025, 16:39

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë përjetuar një tjetër javë pozitive me skuadrat e tyre respektive, duke u shndërruar në protagonistë dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm në kampionatet ku aktivizohen.

Në Angli, Armando Broja u rikthye te goli pas një periudhe të gjatë. Sulmuesi kuqezi e nisi nga stoli sfidën ndaj Bournemouth në transfertë, por u aktivizua në minutat e fundit dhe me një goditje të saktë me kokë realizoi golin e barazimit, duke i siguruar Burnley-t një pikë mjaft të vlefshme.

Në Itali, Torino arriti një tjetër sukses në kampionat, me dy futbollistë të Kombëtares shqiptare në formacionin titullar. Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani zhvilluan një paraqitje solide, duke dhënë kontributin e tyre në fitoren 0-1 në transfertë ndaj Sassuolos dhe në sigurimin e tri pikëve shumë të rëndësishme.

Pozitiv ishte edhe performance e Arbër Hoxhës me Dinamo Zagreb. Edhe pse nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, anësori shqiptar ishte pjesë e rëndësishme e fitores në derbin ndaj Lokomotiva Zagreb. Pas javës së 18-të, Dinamo Zagreb kryeson renditjen e kampionatit me 38 pikë.

Titullarë këtë fundjavë u aktivizuan gjithashtu Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Qazim Laçi, Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani, ndërsa nga stoli dhanë kontributin e tyre Adrion Pajaziti, Ernest Muçi dhe Indrit Tuci.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit