Mirlinda e AKSHI-t: Me Agasin kam pasur ‘takime private’, s’i kemi prekur tenderat

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.12.2025, 15:43

Mirlinda Karçanaj duket se ka vendosur një standard të ri profesional: takime zyrtare pa shoqëri jashtë zyres dhe kafe që nuk pihet kurrë me operatorë ekonomikë. Në deklarimet e saj para hetuesve, zonja Karçanaj thekson se nuk shoqërohet me operatorë ekonomikë jashtë ambientit zyrtar. “As nuk pi kafe dhe as nuk rri me ta jashtë zyre,” ka sqaruar ajo, duke vendosur një kufi të qartë midis punës dhe jetës private.

Megjithatë, edhe rastësitë e mëdha duket se e ndjekin me përpikmëri. Karçanaj ka pranuar se është takuar disa herë me shtetasin Ergys Agasi në zyrën e tij. Sipas saj, këto takime kishin natyrë private dhe konsulence, ndërsa prania e Ermal Beqirit në të njëjtin ambient ishte thjesht një rastësi e përsëritur.

"Takimet nuk kanë pasur asnjë lidhje me procedura tenderimi", sepse, siç e di çdo profesionist, favorizimi në tendera ndodh vetëm pas kafesë… dhe këtu nuk ka patur asnjë filxhan.

Sa i përket tenderave, Karçanaj është e prerë: "asnjë diskutim, asnjë favorizim nuk ka ndodhur". Fakti që disa takime kanë ndodhur në të njëjtin ambient ku, sipas hetimeve, diskutoheshin edhe çmimet e tenderave, duket se është thjesht një bashkim rastësish i përsëritur i ngjarjeve. Në botën e Karçanajt, favorizimi është thjesht një fantazi, si kafeja që nuk pihet kurrë, dhe çdo gjë duket të jetë në vendin e duhur përveçse në realitet.

Edhe pse provat dhe përgjimet faktojnë të kundërtën, ku SPAK i ka shapllur 'grup i strukturuar kriminal' Mirlinda e AKSHI-t mbetet stoike, me Agasin thjesht ka pasur 'takime private', jo se kanë gllabëruar tendera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit