Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë me një denoncim lidhur me një aksident rrugor, i cili ende nuk është zgjidhur.
Sipas tij, të premten, më datë 19 dhjetor, një burrë që drejtonte një automjet Mercedes C-Class W203, me targë AB545LF, ngjyrë gri, i ka gërvishtur makinën dhe ka tentuar të largohet nga vendngjarja pa u interesuar fare për dëmin e shkaktuar.
Për fat të mirë, qytetari ka rastisur në momentin që drejtuesi i mjetit po largohej dhe e ka ndaluar, duke e kapur në flagrancë. Ai thotë se në këtë moment kanë shkëmbyer numrat e telefonit, pasi drejtuesi i mjetit 'Benz' i ka premtuar se do ta dëmshpërblente për dëmin që i takonte.
Por pas ngjarjes personi në fjalë nuk i është përgjigjur më telefonatave të qytetarit, ndërsa ditën e djeshme kur i ka hapur celularin i ka premtuar sërish se do ta shlyente dëmin, por sot është 'zhdukur' dhe s'kthen më përgjigje.
Qytetari i bën thirrje publike personit përgjegjës që të paraqitet brenda për të paguar dëmin, duke theksuar se në të kundërtën do ta denoncojë rastin në polici, pasi disponon të gjitha të dhënat përkatëse.
Mesazhi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ diten e premte date 19/12/2025 nje burr me makine tip C Class w203 me targe AB545LF ngjyre gri me ka gervishtur makinen. Ne momentin qe do ikte rastisa aty dhe e zura ne flagrance dhe me pas shkembyem numrat sepse me tha do te te likujdoj patjeter neser per demin dhe nuk e hap me telefonin qe pas ngjarjes. I bej thirrje personit qe ka 2 DITE KOHE ultimatum qe te vije dhe te paguaj demin e makines sepse emrin numrin targen dhe te gjitha ja kemi,nese nuk do qe ta coj ne polici si ngjarje te vij menjehere. Dje fola me te tha ti sjell sot, por sot ka fikur serish celularin dhe s kthen pergjigje'