Një denoncim nga një qytetare ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me shërbimin e Postës Adex. Sipas saj, posta nuk njofton për pakot që duhet të merren, ndërkohë që detyra e saj është t’i dorëzojë ato në adresën e përcaktuar. Qytetarja shprehet se porositë konfirmohen në sistemin e TEMU si të marra, ndërsa kur kërkohet sqarim apo e drejta ligjore, përgjigjja është që problemi të zgjidhet nga vetë klienti.
Denoncimi ka të bëjë konkretisht me Postën Adex të degës së Shkozetit, e cila ndodhet në zonën e plazhit. Sipas qytetares, justifikimi i dhënë është se pakot janë kthyer mbrapsht, duke e detyruar atë të kërkojë rimbursim. Megjithatë, pala dërguese nga Kina nuk e merr parasysh kërkesën, pasi pakoja rezulton e dorëzuar në sistem.
Denoncimi i qytetares:
JOQ, të lutem mund ta publikosh këtë rast, Posta e Adexit përveçse nuk të njoftojnë për pakot t’i marrim, që s’është logjike se është detyrë e postës ta sjellë në adresën e përcaktuar. Konfirmojnë porosinë sikur është marrë. Dhe kur kërkon të drejtën, të thonë t’i japësh drejtim vetë problemit. Dua të specifikoj që është Posta Adex e degës së Shkozetit, që ndodhet në zonën e plazhit. Justifikohen që pakot janë kthyer mbrapsht dhe ne kërkojmë rimbursim, ndërkohë që Kina nuk e merr parasysh aspak sepse del e dorëzuar si pako. Ju faleminderit nëse e merrni në konsideratë! Rregullo gabimet drejtshkrimore pa hequr dhe shtuar fjalë.