Po iu prishnin bizneset, 4 vlonjatë rrahin policin dhe punonjësit e IMT-së

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.12.2025, 13:22

Një operacion i zhvilluar sot në Vlorë nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), me qëllim çlirimin e hapësirave publike të zëna nga biznese private, është shoqëruar me tensione dhe përplasje. Aksioni u zhvillua në zonën e hyrjes së qytetit dhe u përball me kundërshtime nga disa qytetarë.

Sipas burimeve zyrtare, katër persona kanë kaluar në konflikt fizik me drejtorin e IMT-së dhe një inspektor përgjegjës, duke e përshkallëzuar situatën. Për rivendosjen e rendit është dashur ndërhyrja e Policisë Rrugore, ndërsa gjatë përpjekjeve për qetësimin e konfliktit një punonjës policie është goditur.

Si pasojë e tensioneve, efektivi i policisë ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar paralajmërues në ajër. Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur forcat speciale “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë në komisariat për kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit