I riu i vetëm dhe i zbathur në Unazën e Madhe, apelohet për ndihmë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.12.2025, 14:39

Një djalë i ri po vë në rrezik jetën e tij teksa ecën i vetëm në Unazën e Madhe të Tiranës. Sipas një qytetari që e ka filmuar, i riu dyshohet se vuan nga probleme shëndetësore, pasi është parë duke ecur i zbathur dhe pa orientim.

Qytetari tregon se, pasi e ka pyetur se ku po shkonte, djali nuk ka qenë në gjendje të japë asnjë përgjigje, duke përsëritur vetëm fjalën “mama”. “Të bëhet kujdes. Nuk pata mundësi ta ndihmoja,” shkruan ai në mesazhin që shoqëron pamjet.

Në video, i riu shihet duke mbajtur një tepsi në dorë, ndërsa më herët gjatë ditës është vërejtur edhe në zonën e kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, duke lëvizur i pavetëdijshëm mes trafikut.

Apeli u drejtohet familjarëve apo personave të afërt që ta identifikojnë dhe të marrin masa për t’u përkujdesur për të, pasi jeta e tij mund të jetë në rrezik në çdo moment.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit