Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u realizua brenda shtatë minutash

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.12.2025, 12:52

Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës ka deklaruar se seanca e sotme gjyqësore ka qenë emocionalisht e rëndë për familjen, pasi janë shfaqur pamjet e fundit të jetës së motrës së tij.

“Sot për ne nuk ishte një ditë e lehtë. Pasi që i pam dhe videot e fundit të jetesës së motres sonë. Ajo se çfarë pam në video sot ishte se tre të akuzuarit e kanë planifikuar mirë, pasi që e gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm për shtatë minuta. Pra nuk ishte një vrasje e planifikuar mirë nga të tre të akuzuarit.

Çfarë pam sot në këto pamje e qartësojnë mirë se Naimi së bashku me Kushtrimin janë organizatorët kryesor të vrasjes. Ndërsa vrasësi i motrës sonë është Granit Plava”, tha ai.

Ademaj falënderoi gjykatën për punën e deritanishme, por shprehu shqetësim për moslejimin e elaborimit të provave nga ana e familjes.

“ Ajo që na brengosi sot ishte moslejimi i elaborimit të provave nga ana jonë. Elaborimi i provave për ne është jetësor. Sepse e qartëson dhe më mirë rolin kyç të Kushtrim Kokallës bashkëpunimin me Naimin dhe rrugëtimin e tyre. Ne do të kërkojmë nga gjykata që t’i elaborojmë provat, sepse është e drejtë jetike. Mendoj që me ato prova që ne i kemi dhe që mendojmë se duhet të dalin qartësohet dhe më mirë grupi i tyre i organizuar në mënyrë profesionale për vrasjen e motrës sonë”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit