Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.12.2025, 12:51
Një ngjarje e rëndë është raportuar në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një fëmijë i mitur rreth 8 vjeç është sulmuar nga një tufë qensh endacakë në shëtitoren “Taulantia”. Ngjarja ka ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.
Sipas raportimeve, fëmija ndodhej në shëtitore së bashku me familjarët e tij, kur papritur është rrethuar dhe kafshuar nga qentë endacakë. Familjarët dhe kalimtarët kanë ndërhyrë menjëherë për ta larguar nga rreziku, ndërsa i mituri ka përjetuar momente të forta frike dhe tronditjeje.
Fëmija është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka rikthyer edhe një herë në vëmendje problematikën serioze të qenve endacakë në Durrës, të cilët shihen çdo ditë në shëtitore, rrugë, lagje dhe pranë institucioneve publike, duke përbërë një rrezik të vazhdueshëm për fëmijët dhe kalimtarët.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR