IdentiTek vuan pasojat e-Albania, shqiptarët s’aplikojnë dot për karta dhe pasaporta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.12.2025, 12:56

Prej disa ditësh tanimë, portali qeveritar e-Albania ndodhet në kolaps total pasi qytetarët nuk po munden të kryejnë dot as shërbimet minimale, marrjen e certifikatave, rezervime takimesh apo aplikime për mjete identifikimi.

Së fundmi disa qytetarë të Durrësit kanë denoncuar në redaksinë tonë problemet që e-Albania ka shkaktuar te IdentiTek, sistemi për aplikimin e kartave të identitetit dhe pasaportave.

Një qytetar shprehet se gjatë javës së kaluar sistemi nuk funksiononte dhe për këtë arsye është detyruar të bëjë aplikim të shpejtë për pasaportë 3-ditore, por sërish sistemi nuk ka funksionuar dhe këtë ia kanë konfirmuar edhe punonjësit e shërbimit në IdentiTek.

Një tjetër denoncues thekson se asnjë njësi e Durrësit, përfshirë njësitë 5 dhe 6, nuk ka sistem aktiv, duke i lënë qytetarët të sorollaten për rinovimin e pasaportave dhe regjistrimin e fëmijëve.

Ndërkohë një qytetar që ka shitur makinën nuk mund t'ia dorëzojë blerësit pa patur certifikatën e aktit të shitjes, pasi e-Albania prej 2 javësh nuk funksionon.

Qytetarët kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë urgjentisht për të përmirësuar funksionimin e sistemit, në mënyrë që shërbimet e identifikimit dhe dokumentacionit të jenë të aksesueshme dhe të shpejta.

Denoncimi 1:

'Pershendetje joq, ore ca behet me ket sistemin e indentitek te kartes id dhe pashaportes qe javen e kaluar ska sistem thojn nga durresi po ju shkruaj Shko merr pullen postare per aplikim te shpejt pashaporte 3 ditore dhe ska sistem thojn. Edhe ne nr e telefonit te indentitek ta konfirmojne kete gje

Denoncimi 2:

'Pershendetje JOQ, akoma nuk ka sistem asnje njesi e durresit.as njesia 5 as njesia 6 .njerezit po sorollaten per rinovime pasaportsh dhe per regjistrim femijesh'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit