Banorë dhe punonjës në zonën e Saukut denoncojnë një problem të vazhdueshëm me pusetat e bllokuara, të cilat po përhapin një aromë të rëndë dhe të padurueshme. Sipas tyre, situata ka krijuar vështirësi serioze në përditshmëri, duke e bërë të pamundur qëndrimin normal në ambientet e punës.
Qytetarët shprehen se kanë bërë disa herë ankesa pranë institucioneve përkatëse, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo ndërhyrje. Ata kërkojnë që problemi të marrë vëmendjen e autoriteteve sa më shpejt, në mënyrë që pusetat të pastrohen dhe situata të normalizohet.
Denoncimi i banorit:
Përshëndetje JOQ! Kemi një problem me pusetat e bllokuara në Sauk. Kemi bërë ankesa disa herë, por asnjë nuk vjen. Mund ta publikoni se ndoshta e shohin dhe vijnë i pastrojnë, se nuk po qëndrojmë dot në punë nga aroma e keqe. Faleminderit!