e-Albania në kolaps total, mjekët nuk japin dot as receta e rekomandime

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.12.2025, 12:34

Një mjek i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar sistemin e-Vizita, pjesë e e-Albania, pasi sipas tij shkakton pritje të gjata për pacientët që kërkojnë ilaçe, rekomandime mjekësore dhe shërbime të tjera shëndetësore.

Ai thotë se mjekët e familjes kanë akses direkt në platformë, por problemet e shumta të e-Albanias kanë bërë që qytetarët të hasen me vështirësi në marrjen e shërbimeve online.

Sipas mjekut, kjo problematikë është e përsëritur dhe e zakonshme, por kohët e fundit situata është bërë edhe më shqetësuese duke shtuar faktin se për shkak të problemeve që e-Albania ka, shumë qytetarë kanë hasur vështirësi për të marrë certifikata, për të rezervuar takime në ambasada, apo për shërbime self-care për bizneset.

Mjeku i bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë për të përmirësuar funksionimin e e-Albania, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime më të shpejta, transparente dhe të sigurta.

Denoncimi i mjekut:

Sisteme katastrofike për e-vizita. Të sëmurë që presin në radhë për ilaçe,rekomandime... Gjithmonë i njëjti avaz Mjekët e familjes hyjnë direkt në e-albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit