Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.12.2025, 11:48
Një skandal i rëndë ka dalë në pah nga një dosje hetimore e Prokurorisë së Posaçme, ku regjistrime audio-video të kryera në ambiente zyrash dhe përmes telefonit të punës dokumentojnë biseda mes Ergys Agasit, Ermal Beqirajt dhe Mirlinda Karçanajt. Në këto komunikime diskutohet për informacione të ndjeshme, ndikimin e tyre dhe veprime të mundshme ligjore, ndërsa theksohet se situata kishte arritur “nivele shumë të larta”.
Sipas materialeve hetimore, Ergys Agasi përgatitej për depozitimin e një kallëzimi penal ndaj një personi të quajtur Nardi, i dyshuar për nxjerrje të sekretit shtetëror, ndërsa gjatë këtyre diskutimeve e pranishme ka qenë edhe Mirlinda Karçanaj, e cila më pas është larguar. Regjistrimet konsiderohen prova kyçe në hetimin që po zhvillohet prej rreth një viti lidhur me procedurat e disa tenderave publikë.
Pjesë nga bisedat:
Ermal Beqiri: Informacioni është një gjë shumë më e madhe se numrat
Ergys Agasi: Ueee
Beqiri: Ça me i bo atij…
Agasi: Nuk e diskuto fare mo burrë, tani jemi goxha shumë shumë lart
Agasi: E ke bërë gati kallëzimin penal për Nardin se ka nxjerrë sekret shtetëror. Edhe filloi pastaj e pa situatën si shkoi, filloi prap jo Nardi kshu jo ashtu, filloi t’u shpjegu.
Karçanaj largohet.
SPAK ka lëshuar masa sigurie për tetë persona, mes tyre “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe “arrest me burg” për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj, si dhe masa të tjera për zyrtarë dhe persona të lidhur me çështjen. Akuzat përfshijnë grup të strukturuar kriminal, shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre, heqje të paligjshme të lirisë dhe pastrim parash, ndërsa janë kryer kontrolle në banesa dhe biznese në Tiranë e Durrës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR