Rrugorja me ‘dorë të hekurt’, gjobit emigrantin pa asnjë provë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.12.2025, 11:25

Një qytetar që jeton prej vitesh jashtë vendit ka ndarë me redaksinë tonë një përvojë të pakëndshme me të cilën është përballur menjëherë pas kthimit në atdhe. Ashtu siç ndodh shpesh, protagonistë të kësaj situate kanë qenë efektivët e Policisë Rrugore.

Gjatë një udhëtimi për punët e tij personale, qytetari është ndaluar nga disa efektivë të cilët e kanë gjobitur për përdorim telefoni gjatë drejtimit të mjetit, një akuzë që sipas tij nuk qëndron. Ai shprehet se telefoni ndodhej në mbajtësen metalike përkatëse, e cila përdoret gjerësisht kudo në botë dhe lejon orientimin apo përdorimin pa e mbajtur në dorë.

Sipas qytetarit, pavarësisht shpjegimeve të dhëna, policët e kanë ndaluar dhe e kanë gjobitur pa i paraqitur asnjë provë konkrete. Ai ka kërkuar me insistim dokumentimin e shkeljes, konkretisht një foto apo provë që vërteton se po përdorte telefonin në mënyrë të paligjshme, por një gjë e tillë nuk i është ofruar dhe efektivët janë shprehur se në karburantin përkatës është konstatuar nga kamerat. Qytetari ka vazhduar të këmbngul dhe i ka kërkuar hapjen e kamerave të karburantit pranë Kthesës së Kmzës ku ka ndodhur dhe ngjarja, por efektivët kanë vazhduar të refuzojnë dhe e kanë gjobitur.

Raste të tilla, ku efektivët e policisë veprojnë në mënyrë arbitrare dhe pa prova, po shtohen gjithnjë e më shumë, duke krijuar dyshime se qëllimi kryesor është plotësimi i kuotave të gjobave dhe jo garantimi i sigurisë rrugore. Kjo qasje jo vetëm që dëmton rëndë besimin e qytetarëve te organet e rendit, por lë një shije të hidhur edhe te emigrantët, të cilët kthehen në vendin e tyre me shpresën për korrektësi dhe përballen me padrejtësi. Në vend që policia të shërbejë si garant i ligjit dhe sigurisë, raste të tilla e shndërrojnë atë në simbol të abuzimit me pushtetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit