Tym i dendur mbulon Marikajn, banorët djegin barin e thatë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.12.2025, 11:45

Një situatë problematike është raportuar në fshatin Marikaj, ku djegia e barit të thatë nga një banor ka shkaktuar tym të dendur dhe probleme për banorët e zonës.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, tymi ka pushtuar ambientin përreth, duke shkaktuar shqetësime dhe pamundësi për të vijuar aktivitetet e përditshme.

Po na mbyt tymi, nuk po punojmë dot”, shprehen banorët, të cilët thonë se kjo situatë është kthyer në problem të përditshëm.

Ata i bëjnë thirrje autoriteteve vendore që të ndërhyjnë për të ndaluar djegien e mbetjeve bimore, një praktikë e dëmshme për shëndetin dhe mjedisin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit