Një qytetar nga Kamza i është drejtuar redaksisë tonë për të treguar se sot rreth orës 10:33, ka gjetur një shumë parash në trotuar.
Ai kërkon të gjejë personin që i ka humbur, duke theksuar se jemi në prag të fundvitit dhe paratë mund të jenë të domosdoshme për shpenzimet e festave.
Qytetari ka pyetur disa pensionistë që po kalonin pranë vendit ku gjeti paratë, pasi i ishte dukur sikur po kërkonin diçka, por asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar se ishin të tyret. Ai gjithashtu ka pritur rreth 10 minuta në trotuar, me shpresën se dikush do të kthehej për t’i kërkuar, por kjo nuk ka ndodhur.
Qytetari këfrkon që personi që i ka humbur të thotë vendin ku mund t'i kenë rënë, shumën e tyre dhe si ishin të mbështjella, në mënyrë që të vërtetohet pronësia.
Mesazhi i qytetarit:
"Pershendetje joq. Rreth ores 10:33 ne Kamez u gjeten keto leke ne trotuar. Ju lutem postojeni sepse eshte fundvit dhe personi qe i ka mund ti kete per shpenzimet e festave. Faleminderit! Pyeta disa pensioniste qe kaluan aty afer sepse mu duk sikur po kerkonin per to por asnjeri prejt tyre nuk me tha se ishin te tijat. Prita rreth 10 minuta per te pare se mos dikush po kerkonte per to por nuk erdhi askush. Nese jane te dikujt ai e di shume mire sa jane dhe si ishin mbeshtjelle.