Një banor i zonës ka dërguar një video-denoncim ku shihet qartë gjendja e rëndë në të cilën ndodhet një person i varfër, i cili prej kohësh ishte lënë në rrugë pa asnjë ndihmë nga Bashkia Berat. Sipas denoncimit, personi nuk ka të ardhura dhe ndodhet në kushte të vështira jetese, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë reaguar në kohë për ta mbështetur.
Në video shihet se personi është futur së fundmi në një godinë në zonën e Uznovës, por kushtet janë skandaloze. Ambienti paraqitet i pistë, pa higjienë minimale dhe i papërshtatshëm për banim njerëzor, duke treguar qartë mungesën e kujdesit dhe të përgjegjësisë nga ana e autoriteteve lokale.