Një qytetar nga zona e Hamallajt Hidrovor, në bashkinë Durrës, ka ngritur një shqetësim serioz për mungesën e mirëmbajtjes së kanalit kullues në këtë zonë.
Sipas denoncimit të tij, banorët jetojnë prej rreth 30 vitesh në këtë vend, ndërsa kanali nuk është pastruar prej 25 vitesh. Gjatë përmbytjeve të fundit, kanali doli sërish në pah si një problem i madh, duke rritur rrezikun për banesat dhe tokat përreth. Megjithatë, sipas qytetarit, pavarësisht situatës, asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për të zgjidhur problemin.
Banori i bën thirrje institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve lokale që të reagojnë sa më parë, duke kërkuar që ky denoncimi të bëhet publik për të shmangur rrezikun e përmbytjeve dhe për të garantuar sigurinë e komunitetit.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq Albania jam nje banor nga Hamalle Idrovor bashkija Sukth kemi 30 vite qe jetome ne kete vend ka 25 vite se nuk ka kan pastrue kanalin kur ishin keto permbytjet doli si kanal Edhe nuk u interesue njeri per kete zone te lutem poblikoje kete kauze