Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.12.2025, 09:51

Fermerët në Greqi po vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por duke marrë masa për të kufizuar ndikimin në qarkullimin e qytetarëve. Protestat zhvillohen kryesisht në zona strategjike, ku fermerët kanë vendosur të kombinojnë presionin ndaj autoriteteve me lehtësimin e lëvizjes gjatë festave.

Nga bllokada e Nikaias, e konsideruar qendra e protestave në rajonin e Thesalisë, fermerët vendosën që sot të bllokojnë në mënyrë simbolike tunelet e Tempit për kamionët nga ora 10:30 deri në 15:30. Traktorët do të lëvizin drejt autostradës Athinë–Selanik, ndërsa qarkullimi i makinave dhe autobusëve do të vijojë normalisht.

Sipas vendimeve të marra, nga e marta e ardhshme traktorët në Nikaia do të riorganizohen për të shmangur probleme në fluksin e shtuar të udhëtarëve gjatë festave. E njëjta qasje pritet të zbatohet edhe në bllokadat e tjera, ndërsa fermerët do të mblidhen sërish në ditët në vijim për të vendosur hapat e mëtejshëm në prag të Vitit të Ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit