Sherr i dhunshëm në Athinë: Plagoset rëndë me thikë i riu shqiptar dhe një i mitur rus

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.12.2025, 22:56

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e së dielës, në Athinë, ku dy persona, mes tyre një shtetas shqiptar dhe një i mitur nga Rusia, janë plagosur rëndë me thikë pas një përleshjeje në mes të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin “Evangelismos”, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të plagëve të rënda në zonën e barkut. Autoritetet bëjnë me dije se autori i dyshuar i sulmit është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht është në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën Acharnon, në numrin 271. Policia greke u njoftua nga banorët e zonës, të cilët raportuan se dy persona të plagosur ndodheshin të shtrirë “në mes të rrugës”, pas një konflikti të dhunshëm.

Deri në këto momente, nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e sakta të përleshjes. Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë, qoftë një konflikt mes grupeve rivale apo një grindje e çastit për motive të dobëta. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit