Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta të plagosjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.