Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës në zonën e Ishmit, në Durrës.
Sipas tij, prej më shumë se një muaji rruga ndodhet në kushte tejet të rrezikshme, pa asnjë ndërhyrje apo vendim nga institucionet përgjegjëse.
Qytetari shprehet se kjo situatë përbën një rrezik serioz dhe burim aksidenti, duke paralajmëruar se mund të ketë pasoja fatale nëse nuk merren masa urgjente.
Ai i bën thirrje autoriteteve përkatëse të reagojnë sa më parë për të shmangur ngjarje të rënda dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe kalimtarëve.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ Doja te ndaja ne shqetesim me ju… Ju lutem shperndajeni Kete problem. Kjo eshte gjendja e Rruges ne Zonen Ishmit te Durresit …askush Nuk ka marre asnje vendim per Kete Problem te madh. Ky eshte nje burim aksidenti qe dikush mund te vdesi Nje muaj e ca ka qe eshte keshtu