Shqiptarët torturohen në kufirin hungarez: Një sportel i vetëm dhe 12 orë në radhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.12.2025, 15:40

Qytetarët shqiptarë që janë nisur nga Europa për në Shqipëri për festat e fundvitit po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kufirin e Hungarisë.

Shqiptarët mes tyre edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut raportojnë se kanë që në orën 03:00 të mëngjesit në këtë pikë kufitare duke pritur pasi sportelet po funksionojnë shumë ngadalë.

Ata thonë se problemi kryesor është mungesa e sporteleve të hapura, pasi aktualisht punon vetëm një sportel për të gjithë. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa të mëdha, duke e bërë procesin shumë të ngadaltë dhe stresues.

Në këto temperatura të ulëta dhe vonesës 12 orëshe, shqiptarët i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të flasë me homologun e tij hungarez që situata të përmirësohet sa më parë dhe kalimi të jetë pa probleme e diskriminime.

Denoncimi i shqiptarit:

Shihni cbehet ne hungari Shqiptarve. Kemi qe 3 te megjesit ketu. Rradhe te shumta punojm shum avsh edhe problem si gjithmon jemi shqiptar kjo vlen edhe per shqiptaret e kosoves edhe per ata te maqedonisz Punojn me nje sportel edhe shum avash. Kemi qe sot ne megjes. Prej ores 3 te megjesit Jemi nis per shqiperi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit