Fëmijët e Dunicës rrezikojnë jetën për të shkuar në shkollë, mungon ura në mes të fshatit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.12.2025, 14:25

Banorët e fshatit Dunicë në Pogradec ngrenë alarmin për një problem serioz që rrezikon çdo ditë jetën e fëmijëve të tyre. Në mes të fshatit ndodhet një lumë i madh, pa asnjë urë apo kalim të sigurt për këmbësorët, duke e bërë të pamundur për shumë nxënës të shkojnë në shkollë, sidomos gjatë dimrit ose në ditët me reshje. Sipas banorëve, fëmijët janë lagur, kanë rrëshqitur dhe në disa raste kanë mbetur të bllokuar në anën tjetër të lumit, pa mundur të kthehen në shtëpi.

Qytetarët shprehen se e kanë ngritur disa herë këtë shqetësim në Bashkinë e Pogradecit, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete, vetëm premtime të pambajtura. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për ndërtimin e një ure, duke theksuar se bëhet fjalë për një të drejtë themelore: sigurinë dhe arsimin e fëmijëve të tyre.

"Përshëndetje redaksisë JOQ! Po ju shkruaj në emër të banorëve të fshatit Dunicë, Pogradec, për të ngritur një shqetësim shumë të madh që na prek çdo ditë, dhe sidomos fëmijët tanë. Në mes të fshatit ndodhet një lumë i madh, i cili nuk ka asnjë urë ose kalim të sigurt për këmbësorët. Për shkak të kësaj, shumë fëmijë nuk arrijnë dot të kalojnë lumin për të shkuar në shkollë, sidomos kur niveli i ujit rritet gjatë dimrit ose kur ka reshje. Kjo situatë është jo vetëm shqetësuese, por edhe shumë e rrezikshme për jetën e tyre. Ka raste kur janë lagur, rrëshqitur, ose kanë mbetur në anën tjetër të lumit pa mundur të shkojnë në shtëpi. Kemi shkuar disa herë në Bashkinë e Pogradecit për ta ngritur këtë problem, por askush nuk na ka përfillur. Vetëm premtime bosh dhe asnjë zgjidhje konkrete. Ndërkohë, fëmijët tanë rrezikojnë jetën çdo ditë dhe mbeten pa arsim për shkak të një ure që duhej të ishte ndërtuar prej vitesh. Lutemi që ta bëni publike këtë situatë dhe të na ndihmoni ta dëgjojnë institucionet përkatëse, që të marrin masa sa më parë. Kërkojmë vetëm një të drejtë bazë: arsim dhe siguri për fëmijët tanë. Me respekt, qytetar i Pogradecit", shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit