Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.12.2025, 12:54

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në Hollabrunn, Austri.

Banorët e zonës raportuan zhurma të forta pak pas mesnatës, duke krijuar shqetësim në lagje.

Sipas policisë, në ndërtesë janë konstatuar dëmtime në një xham të shkaktuara nga një armë zjarri. Në kohën e incidentit, brenda xhamisë ndodheshin dy persona, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Xhamia përdoret nga një shoqatë e myslimanëve shqiptarë, dhe ngjarja po hetohet nga Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Sigurisë dhe Luftën kundër Ekstremizmit në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Niederösterreich.

Autoritetet bëjnë thirrje për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve, duke i kërkuar qytetarëve që të kontaktojnë Policinë e Hollabrunn në numrin 059 133/3410.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit