Po punonte në ndërtim, 57-vjeçari në Durrës humb jetën pasi bie nga lartësia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.12.2025, 12:51

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat ku po kryente punime ndërtimi. Aksidenti ndodhi gjatë orarit të punës dhe shkaktoi humbjen e menjëhershme të jetës së punëtorit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, duke pësuar dëmtime të rënda fatale. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e saj.

Në lidhje me këtë rast, policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit