Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.12.2025, 11:59
Një 20-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri nga Policia italiane pasi tentoi të largohej me makinë gjatë një kontrolli policor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në provincën e Pizës, ku karabinierët ndërhynë pas një telefonate nga një grua që kërkoi ndihmë.
Sipas denoncimit, djali i saj i mitur po shantazhohej, pasi autorët i kishin marrë telefonin celular dhe kërkonin rreth 1 mijë euro për t’ia kthyer. Me mbërritjen e patrullës, një nga të dyshuarit tentoi të largohej me automjet dhe dyshohet se përplasi makinën e një karabinieri, duke nxitur një ndjekje disa kilometra nga Bientina në Montopoli.
Gjatë ndjekjes, policia qëlloi pesë herë me armë zjarri, duke plagosur të riun me dy plumba. Ai u transportua në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR