Ambasada shqiptare në Londër jashtë funksionit, e-Albania nuk punon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.12.2025, 12:17

Një qytetare shqiptar në Londër raporton se Ambasada Shqiptare prej kohësh nuk funksionon normalisht.

Ajo shprehet se prej disa kohësh po përpiqet të rezervojë një takim, por e-Albania nuk punon për shkak të një problemi teknik.

Ajo shton se kjo situatë ka krijuar vështirësi të mëdha për komunitetin shqiptar, pasi shumë procedura administrative mbeten të pazgjidhura.

Sipas saj, autoritetet duhet të ndërhyjnë menjëherë për të riparuar sistemin dhe për të rifunksionalizuar punën e ambasadës, që shqetësimet të shmangen.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje! E albania eshte jashtë funksionit Ka kohe qe nuk mbyll dot takime tek ambasada shqiptare ne londer sepse la difekt teknik. Mund te beni ndonje postim ju lutem mos zgjohen nga gjumi letargjik

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit