Djali humbi jetën papritur, e ëma s’duroi dhimbjen dhe vdiq: Të dy përcillen sot për në banesën e fundit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.12.2025, 11:36

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin Lalm i Ri, në Lezhë, ku brenda pak orësh humbën jetën dy anëtarë të së njëjtës familje.

Në lagjen Gurra, u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij të veglave të punës shtetasi Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm. Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Pak orë më vonë, familjarët kanë gjetur pa shenja jete edhe nënën e tij, Prenë Marku, 72 vjeçe, në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri. Sipas të dhënave paraprake, ajo dyshohet se nuk e ka përballuar dot psikologjikisht humbjen e të birit.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur komunitetin lokal që do të përcjellin sot për në banesën e fundit nënén dhe djalin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit