35-vjeçarja mirditore kapet duke qarkulluar me armë në brez

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.12.2025, 09:32

Jetmira Biba, 35 vjeçe, është arrestuar në Mirditë pasi u kap duke qarkulluar e armatosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, në drejtim të hyrjes për në qytetin e Rrëshenit, ku ajo u ndalua për kontroll teksa udhëtonte me automjet.

Gjatë kontrollit të mjetit tip “Golf”, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Sipas të dhënave, ndaj 35-vjeçares kishte dyshime se lëvizte e armatosur, çka çoi në ndërhyrjen dhe ndalimin e saj në rrugë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Jetmira Biba u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për vijimin e hetimeve dhe përcaktimin e masës ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit