Qytetari denoncon në JOQ: “Një punëtor ndërtimi humbi jetën në Durrës, ra nga kati i 7-të! Asnjë njoftim nga Policia!”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.12.2025, 01:24

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim lidhur me një ngjarje të rëndë, e cila ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Sipas qytetarit, mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 08:30, një punëtor rreth 42-vjeç dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një pallati 11-katësh në ndërtim, në Lagjen nr. 5 të Durrësit, pranë shkollës “Marie Kaçulini”.

Denoncuesi pretendon se viktima ka qenë duke punuar në momentin e ngjarjes dhe se në vendngjarje kanë mbërritur policia, ambulanca dhe ekspertiza mjeko-ligjore, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Megjithatë, sipas tij, deri tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Policia dhe asnjë raportim mediatik për këtë rast.

Qytetari shpreh shqetësimin se, nëse ngjarja ka ndodhur realisht, mungesa e transparencës është e pajustifikueshme, sidomos kur bëhet fjalë për humbjen e jetës së një punëtori në një kantier ndërtimi.

Në komunikimin me redaksinë, qytetari ka gjithashtu ka bërë pretendime për kushte të rënda pune dhe mungesë sigurie për punëtorët, por këto mbeten të pakonfirmuara dhe bazohen vetëm në dëshminë e tij.

JOQ Albania nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë ngjarje dhe thekson se informacioni i mësipërm vjen në formën e një denoncimi qytetar.

Në respekt të interesit publik, i kërkojmë Policisë së Durrësit të sqarojë zyrtarisht nëse një ngjarje e tillë ka ndodhur apo jo, si dhe nëse ka pasur një viktimë në një kantier ndërtimi në zonën e përmendur.

Transparenca në raste të tilla është thelbësore, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë në punë dhe humbjen e jetës së qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit