Disa muaj më parë i këputi veshin një 21-vjeçari, Samuel Tahiraj tymos kotelen me hashash live ne TikTok

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.12.2025, 00:30

Një video shqetësuese ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një 19-vjeçar, i identifikuar nga denoncuesit si Samuel Tahiraj, duke tymosur kotelen me h*shash live në TikTok, ndërsa argëton ndjekësit e tij.

Samuel Tahiraj nuk është emër i panjohur për organet e drejtësisë. Në gusht të këtij viti, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka plagosur rëndë një 21-vjeçar, duke i këputur veshin. Policia dërgoi materialet në Prokurori për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykata e la Tahirajn nën masën arrest shtëpie.

Megjithatë, edhe nën këtë masë, Samuel Tahiraj nuk nguroi të sfidojë ligjin hapur dhe të ekspozojë përdorimin e lëndëve n*rkotike live në rrjetet sociale, dhe abuzimin me macen!

JOQ Albania thekson se këto veprime nuk duhet të trajtohen lehtësisht, pasi dërgojnë mesazh të gabuar tek të rinjtë dhe përbëjnë shkelje të hapur të ligjit. Autoritetet duhet të reagojnë menjëherë për të parandaluar ndaj sjelljeve kriminale dhe përdorimit të drogës mes të rinjve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit