Arrestohen 4 persona për dhunë në Tiranë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.12.2025, 22:01

Gjatë 48 orëve të fundit, specialistët për Hetimin e Krimeve në disa komisariate të Policisë së Tiranës kanë arrestuar katër shtetas, të dyshuar për vepra penale që lidhen me ushtrimin e dhunës dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, nga Komisariati i Policisë Nr. 5 është arrestuar një shtetas 65-vjeçar, i cili dyshohet se, për motive pronësie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë vënë në pranga një shtetas 41-vjeçar, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e një lokali, ka goditur një tjetër shtetas. I dëmtuari ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 3 është arrestuar një shtetas 32-vjeçar, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po ashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar një shtetas 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka kundërshtuar dhe goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.

Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit