Aksident në Elbasan: Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, 4 të plagosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.12.2025, 21:53

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e rrotullimit të Bradasheshit, pranë Paraburgimit të Elbasanit, ku janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur 'kokë më kokë'.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, në një segment me fluks të lartë mjetesh, duke shkaktuar kaos dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një manovër e gabuar parakalimi nga njëri prej drejtuesve ka qenë shkaku i përplasjes së fortë mes automjeteve.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur drejtuesit e të dy mjeteve si edhe dy pasagjerë. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nuk ka informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë qartë dëmtimet e mjeteve të përfshira, ndërsa aksidenti ka shkaktuar shqetësim te drejtuesit e tjerë të automjeteve që qarkullonin në zonë

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulancat, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe për rikthimin e qarkullimit në normalitet. Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit