Armando Broja ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Burnleyt, duke u bërë protagonist në javën e 17-të të Premier League.
Në sfidën ndaj Bournemouth, sulmuesi shqiptar u aktivizua nga stoli në minutën e 65-të dhe solli energji në repartin ofensiv.
Në minutën e 90-të, pas një krosimi të saktë në zonë, Broja u shkëput mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke shmangur humbjen për skuadrën e tij.
Ky ishte goli i parë i 24-vjeçarit me Burnleyn, një tregues i qartë se sulmuesi shqiptar po rigjen gradualisht formën e tij më të mirë.