40-vjeçari kuksian dhunon familjen dhe ngacmon dy vajzat e tij të mitura

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.12.2025, 15:51

Një 40-vjeçar, i dënuar për dhunë në familje dhe ngacmim seksual të dy vajzave të tij të mitura, është arrestuar nga Policia e Kukësit. Shtetasi me iniciale Q. D., banues në fshatin Mamëz, ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij Gjykata e Kukësit kishte caktuar një dënim prej 5 vite e 8 muaj burgim.

Sipas policisë, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmimi seksual” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

Ngjarja lidhet me prillin e vitit 2024, kur bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje, ndërsa ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi 14 kapsolla detonator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit